Electrolux ECN30108W Guia Básico Página 2

  • Descarregar
  • Adicionar aos meus manuais
  • Imprimir
  • Página
    / 52
  • Índice
  • MARCADORES
  • Avaliado. / 5. Com base em avaliações de clientes
Vista de página 1
Ky manual i Përmbledhur përmban gjithë të dhënat bazë të produktit tuaj të ri si dhe është mjaft i thjeshtë
për t'u përdorur. Electrolux dëshiron të ulë konsumin e letrës së përdorur për manualet e përdorimit me
30%, çka do të ndihmojë në kursimin (ruajtjen) e 12,000 pemëve çdo vit. Manuali i Përmbledhur i
përdorimit është vetëm një ndër hapat e shumtë që Electorlux ka ndërmarrë për mjedisin. Ky mund
jetë një hap i vogël, por edhe duke bërë pak mund të bësh shumë.
Manualin e plotë të përdorimit mund ta gjeni në www.electrolux.com
TË DHËNA PËR SIGURINË
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim
të saktë, përpara se të instaloni dhe të përdorni për
herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual
të përdoruesit, duke përfshirë këshillat dhe
paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe
aksidente të panevojshme, është e rëndësishme
që të gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje,
të njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e
sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe sigurohuni që
t'i bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni apo
do ta shisni atë, në mënyrë që kushdo që do ta
përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të jetë i
mirinformuar për përdorimin e pajisjes dhe sigurinë
ndaj saj.
Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini masat
paraprake të udhëzimeve të përdorimit, pasi
prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtime të
shkaktuara nga pakujdesia.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
Kjo pajisje nuk është përshtatur për përdorim
nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi të
kufizuara fizike, ndjesore apo mendore, ose me
mungesë përvoje dhe njohurish, për sa kohë nuk
janë të mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të
përdorin pajisjen nga një njeri përgjegjës për
sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që
nuk luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg
fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën nga
priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më pranë
pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni derën për të
parandaluar fëmijët që luajnë të pësojnë ndonjë
goditje elektrike apo të mbyllen vetë brenda.
Nëse kjo pajisje që përmban brava magnetike të
derës do të vendoset në vend të një pajisjeje të
vjetër me bravë në trajtë suste (shul) mbi de
apo mbi kapak, sigurohuni që ta shkatërroni atë
bravë përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo
do të parandalojë që pajisja të kthehet në rrezik
vdekjeje për fëmijët.
Siguria e përgjithshme
Kujdes Mos bllokoni zgavrat e ventilimit.
Kjo pajisje është projektuar vetëm për përdorim
shtëpiak.
Pajisja është ndërtuar për të mbajtur ushqimet
dhe/ose pijet në shtëpi, siç shpjegohet në këtë
broshurë udhëzuese.
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete
artificiale për të përshpejtuar shkrirjen e akullit.
Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si makinë
akulloresh) brenda pajisjeve ftohëse, për sa
kohë nuk janë përshtatur për këtë nga
prodhuesi.
Mos dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse
(antipiretikut).
Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet në
qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz natyror
me një nivel të lartë pajtueshmërie me ambientin,
por që është gjithsesi i ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes,
sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut ftohtës
të mos dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
shmangni flakët e hapura dhe burimet
ndezëse
ajrosni tërësisht dhomën në të cilën ndodhet
pajisja
Është e rrezikshme të ndryshoni specifikimet
apo të përpiqeni ta modifikoni këtë produkt në
çdo mënyrë të mundshme. Çdo dëmtim i
shkaktuar në kabllo mund të shkaktojë qark të
shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.
Paralajmërim Çdo komponent elektrik
(kabllo i ushqimit, spina, kompresori) duhet të
zëvendësohet nga një agjent i certifikuar shërbimi
ose nga një personeli i kualifikuar i shërbimit.
1. Kablli i ushqimit nuk duhet të zgjatet.
2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur apo
dëmtuar nga pjesa e pasme e pajisjes. Një
prizë e shtypur apo e dëmtuar mund të
mbinxehet e mund të shkaktojë zjarr.
3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë
lehtësisht e arritshme.
4. Mos e tërhiqni prizën nga kablli.
5. Nëse priza e fuqisë është liruar, mos futni në
të spinën e ushqimit. Ka rrezik goditjeje
elektrike ose zjarri.
6. Nuk duhet të përdorni pajisjen pa kapakun e
llambës
1)
së ndriçimit të brendshëm.
Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e
lëvizni atë.
1) Nëse parashikohet kapak për llambushkën
2 electrolux
Vista de página 1
1 2 3 4 5 6 7 ... 51 52

Comentários a estes Manuais

Sem comentários

Land Pride Z44 Series manuály

Uživatelské manuály a uživatelské příručky pro Zahradnické vybavení Land Pride Z44 Series.
Poskytujeme 1 manuály pdf Land Pride Z44 Series ke stažení zdarma podle typů dokumentů: Uživatelský manuál






Další produkty a příručky pro Zahradnické vybavení Land Pride

Modely Typ Dokumentu
Rotary Cutters RCF45180 Uživatelský manuál   Land Pride Rotary Cutters RCF45180 User Manual, 260 stránky
Disc Harrows DH25 Uživatelský manuál   Land Pride Disc Harrows DH25 User Manual, 1 stránky
Z52 Uživatelský manuál   Land Pride Z52 User Manual, 10 stránky
AFM40 Uživatelský manuál   Land Pride AFM40 User Manual, 2 stránky
AT2572 Uživatelský manuál   Land Pride AT2572 User Manual, 28 stránky
FDR2572 Uživatelský manuál   Land Pride FDR2572 User Manual, 32 stránky
Razor Pro ZRP52 Uživatelský manuál   Land Pride Razor Pro ZRP52 User Manual, 44 stránky
PR2596 Uživatelský manuál   Land Pride PR2596 User Manual, 30 stránky
ZXT PRo Uživatelský manuál   Land Pride ZXT PRo User Manual, 2 stránky
SF25 Series Uživatelský manuál   Land Pride SF25 Series User Manual, 1 stránky
RC5020 Uživatelský manuál   Land Pride RC5020 User Manual, 54 stránky
Quick Hitch BB25 Series Uživatelský manuál   Land Pride Quick Hitch BB25 Series User Manual, 1 stránky
Ditcher DT55 Uživatelský manuál   Land Pride Ditcher DT55 User Manual, 1 stránky
Box Scrapers HRL35 Uživatelský manuál   Land Pride Box Scrapers HRL35 User Manual, 50 stránky
ZERO TURN MOWERS ZR44 Uživatelský manuál   Land Pride ZERO TURN MOWERS ZR44 User Manual, 52 stránky
SA35 Uživatelský manuál   Land Pride SA35 User Manual, 24 stránky
Retractable Box Scrapers HRL3578 Uživatelský manuál   Land Pride Retractable Box Scrapers HRL3578 User Manual, 1 stránky
Pallet Forks PF20 Uživatelský manuál   Land Pride Pallet Forks PF20 User Manual [en] , 1 stránky
Skid Steer Quick Hitch SH35 Uživatelský manuál   Land Pride Skid Steer Quick Hitch SH35 User Manual, 12 stránky
RCR26 Series Uživatelský manuál   Land Pride RCR26 Series User Manual, 2 stránky